×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Autopjesë Buqa”: Policia na shkaktoi dëme me anulimin e tenderit

    FrontOnline
    21 Janar 2020

    Afrim Besimi nga kompania “Autopjesë Buqa” po pretendon se Policia e Kosovës i shkaktuar dëme me rastin e anulimit të tenderit “Furnizim me pjesë rezervë për automjetet Audi, Shkoda, BMË, Citroen, Ford Everest, Jeep Cheroke, Sead, Mercedes të PK-së”, raporton “Front Online”.

    Eksperti Shqyrtues i OSHP-së Hysni Muhadri në raportin e tij i ka dhënë të drejtë policisë së Kosovës rreth vendimit të tyre për anulim të këtij procesi të Prokurimit, deri sa Paneli Shqyrtues (PSH) për këtë proces prokurimi ende nuk ka marrë vendim, deri sa seanca është mbajtur gjatë javës që lamë pas.

     Afrim Besimi nga kompania “Autopjesë Buqa” në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit ka thënë se kompania e tij pas pranimit të vendimit e Autoritetit Kontraktues (AK) të datës 04.12.2019 të këtij Aktiviteti të Prokurimit, duke dhëne arsye se ne mes të paramasës ndodhet i njëjti artikull dhe në këtë rast dhe në këtë rast arsyen të cilën e ka përdor Autoriteti Kontraktues ka shkaktuar dëme tek ne si ofertues, sepse arsyeja e anulimit të këtij aktiviteti të mbështetur ne nenin 44.5 nuk është e qëndrueshme për pozicionin rendor 394, 395, pasi që njeri prej pozicioneve të cilat i konsideron se janë të njëjta mund të mos porositen, që do të thotë që në momentin e arritjes së vlerës së parashikuar të kontratës Autoriteti Kontraktues mund te ndërpres kontratën e jo te anuloj” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

     Në anën tjetër Bekim Baftija nga Policia e Kosovës në seancën e OSHP-së ka thënë se si Autoritet Kontraktues gjatë vlerësimit të këtij Aktiviteti të Prokurimit  kanë vërejtur se dy artikuj të njëjtë të përsëritur dhe për ketë arsyeje sipas tij është bërë anulimi i procesit. “Ne qëndrojmë prapa vendimit tonë dhe pajtohemi me mendimin e Eksperti Shqyrtues” , raporton “Front Online”.

     Gjatë prezantimit në seancë Eksperti Shqyrtues Hysni Muhadri tha se Autoriteti Kontraktues e ka anuluar këtë Aktivitet të Prokurimit  me arsyetimin se tek pozicioni 394 dhe 395 janë te njëjta specifikime teknike. “Pas konsultave me Ekspertit Teknik i nijeti konstaton se te dy pozicionet janë te njëjta andaj duke parë që është bërë gabim gjatë përpilimit të Dosjes së Tenderit (DT), apo specifikimit janë përsëritur pozicionet, ai tha se ka rekomanduar që ta lejnë fuqi vendimin e Autoritetit Kontraktues për anulimin e këtij AP, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurim/ Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala thotë se vrasjet e pazbuluara i stimulojnë kriminelët të kryejnë krime. “Prandaj krimi sot është në nivel...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.