Automjeti që u përfshi sot nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, ishte i një kompanie të sigurimeve, e cila po transportonte para.
Sipas njoftimit nga kompania “Besa Security”, përveç dëmtimit të veturës, ekipi i cili po transportonte paratë nuk ka pësuar lëndime.
Gjithashtu është njoftuar se nuk ka as dëmtim të parave të gatshme.
“Sot para pak kohësh, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së Transportit të Parave të Gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dameve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mire dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme” thuhet në njoftimin e kompanisë kosovare./Front Online/