Klubi i madh austriak, Austria Wien është përjashtuar nga elita e futbollit për edicionin e ardhshëm.
Austria Wien për shkak të problemeve financiare, nuk do të luajë në Bundesligën austriake edicionin e ardhshëm, shkruan FrontOnline.
Klubi austriak nuk është licensuar dhe për këtë arsye është përjashtuar.
Në këtë klub luan edhe futbollisti nga Prishtina, Agim Zeka, i cili mund të largohet nëse ky vendim nuk tërhiqet.
Si në klubet tjera, edhe tek Austria Wien, pandemia COVID-19 ka pasur ndikim jashtëzakonisht të madh./FrontOnline/