×
  • Lajme
  • Lajme

    “Austria është padyshim pjesë e historisë së Kosovës”, Kurti falënderon shtetin austriak në Ditën Kombëtare të tij

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në shënim të Ditës Kombëtare të Austrisë.

    Në fjalën e tij, ai tha se është një kënaqësi e madhe të festojnë së bashku Ditën Kombëtare të Austrisë, “një vend me rëndësi të madhe për Republikën tonë, për mbështetjen politike dhe ekonomike që na ka dhënë ndër vite, por edhe për lidhjet tona të forta kulturore dhe historike”.

    “Austria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të fortë gjatë dekadave, duke filluar me ndihmën tuaj gjatë viteve të vështira të okupimit dhe luftës dhe më pas duke vazhduar me njohjen e pavarësisë sonë në vitin 2008”, tha Kurti.

    Ai ka shtuar se sot marrëdhëniet mes dy shteteve kanë marrë një dimension të ri.

    “Me rreth 100,000 kosovarë dhe shtetas austriakë me origjinë nga Kosova që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Austri, ne kemi krijuar një urë të qëndrueshme ndërmjet popujve tanë, një urë të ndërtuar mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta”.

    “Eksportet dhe importet ndërmjet dy vendeve tona janë gjithnjë në rritje, ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës pothuajse gjysmë miliard euro është shuma e investimeve direkte austriake në vendin tonë”, shtoi ai, ku ndër tjera tha se përveç investimeve të rëndësishme austriake në sektorin bankar, energjetik dhe të shërbimeve të Kosovës kanë forcuar edhe lidhjet kulturore dhe artistike.

    Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi edhe mbështetjen e fortë austriake ndaj Kosovës në integrimin europian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa falënderoi edhe ushtarët austriakë të KFOR-it për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin.

    “Me angazhimin dhe përkushtimin e saj, Austria është padyshim pjesë e historisë së Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”, theksoi ai.

    Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkushtimin dhe “punën e tij të palodhur” dhe i uroi popullit austriak Ditën Kombëtare të Austrisë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Oftalmologët e Kosovës kanë organizuar kongresin e katërt nacional dhe takimin e dytë ballkanik të oftalmologëve. Me këtë rast zëvendësministrja e Shëndetësisë,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeminsitër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë, qytetarët dhe aktivistët e PDK-së, që më...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve në dialogun me Serbinë, tregon se pushteti ka braktisur dialogun për njohje të...
    Të tjera
    Sport25 Tetor 2024
    Të hënën, mbahet Turneu i XII-të Memorial i shahut për nderë të veprimtarit Mustafë Ibrahimi. Sipas një njoftimi të këshillit organizativ, turneu...
    Sport25 Tetor 2024
    Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka bërë reagim qesharak pas pritjes së dyfishtë që e bëri portieri Andre Onana. Manchester United është...
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt dje në...
    Lajme25 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se në rajonin e Prizrenit tek Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, sot dhe nesër organizohen...
    Opinione25 Tetor 2024
    Nga: Oren Cass / The Financial Times Në këtë epokë kaotike politike, është bërë e vështirë të mbash mend nëse njerëzit janë...
    Lifestyle25 Tetor 2024
    Frutat janë ato ëmbëlsira që mund t’i shijoni pa asnjë ndjenjë faji. Megjithatë disa individë ankohen se pas konsumit të frutave ndjejnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.