×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Austria dhe Gjermania sanksionojnë Dodikun dhe bashkëpunëtorët e tij, ua ndalojnë hyrjen

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Gjermania dhe Austria po iniciojnë masa për të ndaluar hyrjen e tre liderëve nga Republika Srpska në të dy vendet, tha ambasada gjermane në një deklaratë pasi Ministrja e Jashtme austriake Beate Meinl Reisinger dhe ministrja gjermane e Shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann folën me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krišto.

    Në deklaratë, megjithatë, nuk përmenden emrat e liderëve të Republikës Srpska në fjalë.

    Por, një hetim është duke u zhvilluar kundër presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, kryetarit të Asamblesë së Entitetit, Nenad Stevandic dhe kryeministrit të Republikës Srpska, Radovan Višković, me dyshimin se aktivitetet e tyre kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

    Ndaj tyre është lëshuar një urdhër-arresti qendror sepse ata nuk pranojnë t’i përgjigjen thirrjeve për t’u marrë në pyetje në atë hetim, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën boshnjake.

    “Sulmet ndaj integritetit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës nga politikanët kryesorë nga Republika Srpska, të cilët me vetëdije dobësojnë shtetin, janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe të gjithë rajonit. Ata gjithashtu bllokojnë procesin e mëtejshëm të anëtarësimit në BE dhe rrezikojnë deklaratën e përbashkët të BE-së”, tha ambasada gjermane në BiH.

    “Prandaj Austria dhe Gjermania, në koordinim të ngushtë me partnerët e tjerë, janë duke kundërshtuar me vendosmëri politikanët përgjegjës nga entiteti i RS. Për këtë qëllim, po iniciohen masa që do të parandalojnë hyrjen e tre politikanëve përgjegjës nga Republika Srpska në Austri dhe Gjermani në të ardhmen. Milorad Dodik ka kaluar në një ekstrem të ri me veprimet e tij dhe duke provokuar qartësisht nga këndvështrimi i tij secesionist, duke cenuar sigurinë, stabilitetin, rendin kushtetues dhe integritetin territorial të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor, ne nuk do të tolerojmë më një sjellje të tillë”, thuhet në deklaratë.

    Deklarata u bën thirrje aktorëve të përfshirë në Bosnje dhe Hercegovinë që “të kontribuojnë në qetësimin e situatës dhe stabilitetit në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës”.

    Qeveria e RS, e udhëhequr nga udhëheqësi pro-rus Dodik, po përpiqet të shkatërrojë institucionet themelore të Bosnje dhe Hercegovinës përmes një sërë vendimesh dhe ligjesh antikushtetuese.

    Dodik, së bashku me anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët kryesorë politikë, është tashmë në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe sanksione janë vendosur edhe nga Mbretëria e Bashkuar.

    Dodik refuzon gjithashtu të pranojë vendimin e Gjykatës së BeH, e cila e dënoi atë në shkallë të parë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të BeH./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të hënën se do të vendosë një tarifë shtesë prej 50 për...
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    27-vjeçar nga Hasi, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, u gjet pas shumë orësh, pa shenja...
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    Bashkimi Europian është “gati për të negociuar” me Shtetet e Bashkuara dhe ka ofruar t’i heqë tarifat për mallrat industriale, tha të...
    Të tjera
    Lajme07 Prill 2025
    Xhavit Haliti, ish-nënkryetar i Kuvendit e ka komentuar mundësinë e një koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së së Albin Kurtit dhe Nismës së Fatmir...
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    27-vjeçar nga Hasi, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, u gjet pas shumë orësh, pa shenja...
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    Bashkimi Europian është “gati për të negociuar” me Shtetet e Bashkuara dhe ka ofruar t’i heqë tarifat për mallrat industriale, tha të...
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej...
    Lajme07 Prill 2025
    Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës në Gjakovë para Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë...
    Lajme07 Prill 2025
    Ushtarë bullgarë nga Komanda Rajonale Perëndim KFOR-it zhvilluan ushtrime qitjeje në poligonin “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia. “Qëllimi i ushtrimit është të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.