×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori gjeti parregullsi në kontratat e negociuara të KEK, Azemi: U konfirmuan ato që tha LDK, urgjentisht hetime

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Visar Azemi i LDK-së, thotë se shqetësimet që i ka ngritur partia e tij me kontratat me negocim, në veçanti nga Korporata Energjetike e Kosovës, i ka konfirmuar edhe raporti nga Zyra Kombëtare e Auditimit për këtë ndërmarrje.

    “KEK gjatë vitit 2023 ka nënshkruar gjithsej 40 kontrata në vlerë totale mbi 70 milionë euro me procedurën e negocimit. Në disa prej aktiviteteve të prokurimit, ZKA ka gjetur mangësi. Një nga to ka të bëjë me kontratën 56 milionëshe për modernizimin e turbinave në Termocentralin Kosova B, ku menaxhmenti nuk e kishte kërkuar vërtetimin tatimor për të rikonformuar gjendjen e obligimeve tatimore të operatorit ekonomik para nënshkrimit të kontratës”, shkruan Azemi.

    “Tutje, raporti i ZKA-së gjithashtu konstaton se për nëntë kontrata të tjera në vlerë rreth gati 2 milionë euro, arsyet nuk ishin bindëse dhe nuk kishin të bëjnë me situata ekstreme emergjente, për të cilat ishte përdorur procedura me negocim. Bile specifikohet se arsyet më shumë shpërfaqnin mungesë të planifikimit të duhur dhe neglizhencë”, shprehet ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare...
    Lajme06 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet të mirë” ndërtimin e mbikalimit në Veternik. Përmes një shkrimi në rrjetin...
    Lajme06 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Hajrizit. Hajriz u arratis mëngjesin e së shtunës nga Qendra...
    Të tjera
    Lajme06 Korrik 2024
    Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me diskriminimin e shqiptarëve me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se mund të jetë “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi në rast se...
    Lajme06 Korrik 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se deklarata e deputetit të VV-Armend Muja, se paga mesatare...
    Kronika06 Korrik 2024
    Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Morinë, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash....
    Sport06 Korrik 2024
    Pas Toni Kroos është Thomas Muller një tjetër futbollist që e ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë. Gjermanët mbrëmë u eliminuan...
    Vip06 Korrik 2024
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shkëlqyer së fundmi gjatë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në Festivalin Saga në Bukuresht, Rumani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.