×
  • Lajme
  • Lajme

    Audio-incizimi i Kusarit me Radojçiq, Kica-Xhelili: Me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi tjetër që u publikua sot në media ku ajo dëgjohet duke folur me Milan Radojçiq, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA’së.

    Në audio-incizim, dëgjohet se ata diskutojnë për Ligjin për Pagën Minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Kica-Xhelili ka përmendur sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, duke thënë se “me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo.”.

    “Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen. Koordinohen me ta për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses e kushedi çka tjetër që nuk është inçizuar. Kosova e njerëzit e saj të mirë nuk meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra. Për besë nuk e kemi luksin t’i vrajmë ëndrrat tona kaq brutalisht”, ka shkruar tutje Kica-Xhelili.

    Në fund, Kica-Xhelili ka thënë se Kosova e meriton “një lider si Lumir Abdixhiku”.

    “Kosova e meriton një lider që ka tjetër vizion. Një që njihet që e mban fjalën, pavarësisht vështirësive. Një lider si Lumir Abdixhiku që nuk e fokuson krejt punën në kalkulime manovrash e brohoritjesh elektorale. Lider që i sheh qytetarët si bashkërrugëtues, e jo analfabetë. Një që ka ide të SAKTA zhvillimore, e që shpon përtej ambicieve të varfra që i ka instaluar kjo qeveri në mendjet e secilit”, thuhet në postimin e saj.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ushtarët e Forcave Rezervë Operacionale Italiane dhe Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të caktuar në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO kryen trajnimin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës”, Hajdar Beqaë ka deklaruar për “Front Online” se këto përgjime po tregojnë se Kusari-Lila ka qenë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pas kërcënimit me jetë që ka marrë gazetari Vehbi Kajtazi. AGK ka kërkuar nga Policia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë që uragani “Milton”pritet ta godas Floridën të mërkurën mbrëma ose të enjten herët në mëngjes. Parashikimet janë se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar pr Front Online, se sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.