Prodhuesit gjermanë ndonjëherë “gënjejnë” për modelet e tyre me performancë të lartë, por ata e bëjnë këtë në një mënyrë “pozitive”. Porsche Cayenne Turbo Coupe arrin një shpejtësi prej 298 km/h, dhe jo 285 km/h siç deklarohet në fabrikë, ndërsa BMW M550i ka më shumë fuqi sesa “e shkruar në letra”. Situata është e ngjashme me Audi S8, i cili është më i shpejtë se shifrat zyrtare.
Zyrtarisht, duhen 3.8 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h, por në fakt është dukshëm më e shpejtë sepse arrin “njëqind” në vetëm 3.3 sekonda. Kjo kohë është veçanërisht mbresëlënëse sepse është një makinë me peshë më shumë se 2,400 kg. S8 është mundësuar nga një motor 4.8-litër twin-turbo V8 i shoqëruar me një sistem elektrik hibrid të butë 48 volt. Audi pretendon se S8 zhvillon 571 kuaj fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues. Fuqia transmetohet përmes një transmetimi automatik Tiptronic me tetë shpejtësi në të katër rrotat. Audi deklaron se shpejtësia maksimale është 250 km/h, por në të vërtetë është dukshëm më e lartë./FrontOnline/