Ne duam vetura të çuditshme, të vjetra dhe klasike.
Një e tillë vjen nga Audi – më saktësisht, Audi Union.
I njohur si Type 52, i ashtuquajturi “Schnellsportwagen”, ose “veturë e shpejtë sportive”, supozohej të ishte version i veturës së garave gjatë viteve 1930, përcjell Telegrafi.
Me një motor me 16 cilindra, mbi 200 kuaj fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 200 km/h, ajo ishte një nga veturat më të shpejta të kohës.
Fatkeqësisht, ky model nuk e kaloi kurrë fazën e projektimit dhe u anulua në vitin 1935.
Por, marka vendosi ta zbulojë atë dhe ta sjellë në jetë për Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.
Bëhet e ditur se Audi ka porositur Crosthwaite&Gardner për të rikrijuar Auto Union Type 52 nga e para.
Versioni i ri përdor një motor 6.0 litërsh dhe rrit prodhimin e fuqisë në 512.