Audi Sport tregon një version të rafinuar të modelit garues R8, përkatësisht Audi R8 LMS GT3 Evo II, i cili ndodhet midis modeleve garuese R8 GT2 dhe R8 GT4.
R8 LMS GT3 Evo II për vitin model 2022 vjen me ndryshime në lidhje me aerodinamikën, shasinë, karakteristikat e motorit, sistemin e kontrollit të tërheqjes, transmeton FrontOnline.
Ndër të tjera, ekziston një spoiler i ri i pasmë, amortizatorë të rregullueshëm, një sistem kontrolli të tërheqjes me më shumë konfigurime, një motor 5.2-litërsh me 585 kuaj fuqi dhe shpërndarje më të mirë të çift rrotullues, si dhe disa ndryshime të vogla në brendësi.
Sa i përket çmimit, Audi R8 LMS GT3 Evo II kushton 429,000 euro./FrontOnline/