Gama e Audi-së plotësisht elektrike Q4 e-tron është zgjeruar me disa versione të reja. Para së gjithash, ekziston Q4 Sportback 40 e-tron i cili ka gamën më të gjatë në rangun Q4, 534 km me një mbushje sipas standardeve WLTP.
Ky version normalisht ka një motor elektrik me 150 kW / 204kuaj fuqi, transmeton FrontOnline.
Nga ana tjetër, Q4 45 e-tron quattro ka motorë elektrikë me një total prej 195 kW / 265kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h në 6.9 sekonda dhe mund të arrijë shpejtësinë 180 km/h.
Q4 e-tron bazohet në platformën MEB dhe është i disponueshëm me një ekran infotainment 11.6 inç dhe një panel dixhital instrumentesh 10.25 inç.
Q4 Sportback 40 e-tron në Gjermani kushton 49,500 €, dhe Q4 45 e-tron kushton 50,900 €./FrontOnline/