Modeli elektrik i Audi E-Tron dhe E-Tron Sportback me pajisjet S Line tani janë në dispozicion në tregun evropian me paketën Black Edition. Ky model përfshin një grilë të zezë Singleframe, shenja të zeza Audi dhe E-Tron, si dhe pasqyra të zeza.
Përveç kësaj, paketa përfshin gjithashtu rrota aliazh të zeza 21 inç, xhama të pasmë të errët, dhe kallëp të frenave ngjyrë portokalli. E-Tron S Line Black Edition është në dispozicion në tre ngjyra, përkatësisht gri Chronos, e bardhë akullnajore dhe e zezë Mythos.
Brenda, bien në sy karriget sportive të zeza me qepje të kontrast portokalli (qepje të tilla sigurohen edhe për krahët), si dhe rripat e sigurimit portokalli, si dhe zbukurimet e dyerve të bëra nga materiali i ri Dinamik (lëkura Valcona është gjithashtu e disponueshme).
Paketa Black Edition ofrohet për versionet Audi E-Tron 50 Quattro (me 308 kuaj fuqi) dhe E-Tron 55 Quattro (me 402 kuaj fuqi), me çmim 2,250 €./FrontOnline/