×
  • Auto
  • Auto

    Audi braktis planet për elektrifikim të plotë

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Planet sipas të cilave industria e automobilave duhet të kalojë plotësisht në energji elektrike në fillim të viteve 2030 po duken gjithnjë e më shumë si utopi.

    Kështu sugjerojnë të paktën informacionet më të fundit nga kampi i prodhuesve më të mëdhenj. I fundit në këtë radhë është Audi, i cili po e rishqyrton seriozisht njoftimin e mëparshëm se nga viti 2032 do të ofrojë ekskluzivisht vetura elektrike. Të dhënat e shitjeve për vitin 2024 tregojnë se kërkesa për automjetet elektrike të Audi ka rënë me 19.5 për qind, duke arritur në 158,343 njësi.

    Gjatë konferencës vjetore të medias për vitin 2025, CEO i Audis, Gernot Dollner, deklaroi se “si pjesë e iniciativës sonë për sjelljen e produkteve, ne jo vetëm që do të prezantojmë modele të reja elektrike, por edhe një gjeneratë të re të automjeteve me motorë me djegie të brendshme dhe hibride plug-in. Prodhimin e makinave me motorë me djegie të brendshme do ta përshtatim sipas tendencave të zhvillimit në tregjet botërore”.

    Për t’ju rikujtuar, Audi kishte njoftuar më parë se modeli i ri Q7 do të ishte risia e fundit që do të ofrohej me motor me djegie të brendshme, për t’u përputhur me ndërprerjen e zhvillimit të motorëve të tillë të planifikuar për vitin 2026. Plani ishte që këto modele të mbeteshin në treg deri në vitin 2032.

    Tani, Audi, duke ndjekur vendime të ngjashme nga BMW, Mercedes dhe Volvo, po e shtyn këtë vendim. Kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh që edhe Porsche do të mbajë në ofertë makinat me motorë me benzinë.

    Gjithashtu, modelet PHEV (hibride plug-in), për të cilat Dollner tha se janë një pjesë qendrore e portofolit të kompanisë në rrugën drejt ofertës plotësisht elektrike, po fitojnë më shumë rëndësi në gamën e tyre.

    Në të njëjtën konferencë, Dollner gjithashtu prezantoi prurjet e ardhshme të modeleve për vitin 2025, “aktualisht po punojmë për rifreskimin e të gjithë gamës sonë të modeleve, dhe deri në fund të vitit do të kemi portofolin më të ri në segmentet tona të tregut”.

    Ai konfirmoi se gjenerata e re e modelit Q3 do të dalë këtë verë dhe njoftoi se versioni plug-in hibrid i modelit A5 do të debutojë më 25 mars, si një nga 10 modelet e reja PHEV që do të prezantohen këtë vit. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Auto25 Mars 2025
    Kur Lewis Hamilton po dominonte Formula 1 me Mercedes, ai shprehu interes për zhvillimin e një edicioni special të AMG One. Sidoqoftë,...
    Auto21 Mars 2025
    Mercedes-AMG GT63 Pro i vitit 2025 është i shtrenjtë. Kupeja me performancë të lartë ka një çmim fillestar prej 181,000 euro. GT63...
    Auto20 Mars 2025
    Një nga investitorët më të hershëm të Tesla ka deklaruar se Elon Musk duhet të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Kosova dhe Komisioni Europian janë duke finalizuar hapat proceduralë përmes të cilëve do të bëhet ekzekutimi i 7% të shumës totale të...
    Lajme25 Mars 2025
    Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka sqaruar pozicionin e këtij subjekti politik sa i përket përfshirjes në formimin e Qeverinë e re....
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    “Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm”, tha...
    Lajme25 Mars 2025
    Pavarësisht nga paralajmërimet për një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike deri në 15%, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar...
    Lajme25 Mars 2025
    Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq kundërshtoi pyetjet e prokurorit James Pace lidhur me një takim që dëshmitari Naim Maloku ka pasur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.