×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK: Raporti Progresit vlerësoi lartë luftimin e evazionit fiskal dhe rritjen e të hyrave

    FrontOnline
    09 Nëntor 2023

    Raporti i Progresit, i cili u publikua dje nga Komisioni Evropian ka nxjerrë përsëri Administratën Tatimore të Kosovës në pozicionin jashtëzakonisht progresiv, duke vlerësuar lartë arritjet e bëra në fushat, të cilat kanë reflektuar në sistemin tatimor.

    Në një komunikatë për media nga Administrata Tatimore e Kosovës thonë se në kapitullin 16, në pjesën e tatimeve thuhet se Kosova ka një nivel të përgatitjes në fushën e tatimeve. Ajo ka arritur progres në zbatimin e inspektimeve tatimore të bazuara në rrezik në disa sektorë me rrezik të lartë dhe në digjitalizimin e shërbimeve. Rritja e masave për përmbushjen dhe formalizimin kanë çuar në rritjen e të ardhurave tatimore.

    “Vlerësim i jashtëzakonshëm në këtë raport i jepet rritjes dhe tejkalimit të mbledhjes së të hyrave, ku theksohet se “Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, (mbledhjen e detyrueshme dhe përmbushjen). Gjatë periudhës qershor 2022 dhe prill 2023, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur të hyra prej 728.7 milionë euro, 16.7% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”.  Përveç të hyrave vend të rëndësishëm në vlerësim ka zënë edhe pjesa e luftimit dhe parandalimit te ekonomisë jo-formale, në të cilin specifikohet se gjatë periudhës raportuese ATK ka rritur aktivitetet për të luftuar ekonominë joformale, duke rritur numrin e vizitave përmbushëse, kontrollave dhe hetimeve të rasteve të dyshuara për evazion fiskal.  Raporti vlerëson se këto aktivitete rezultuan me të ardhura shtesë prej 181.5 milionë euro për periudhën qershor 2022 – maj 2023, 17% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

    Tutje, në Raportin e Progresit theksohet Administrata Tatimore ka bërë progres në lidhje me cilësinë e shërbimit, veçanërisht në përdorimin e shërbimeve elektronike. Kjo pasqyrohet edhe në Instrumentin për Vlerësimin Diagnostik të Administratës Tatimore 2022 (vlerësimi TADAT)./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa thotë se është larguar nga Los Anxhelosi dhe është mirë dhe e sigurt. Kjo deklaratë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.