×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK prezanton 10 datasete me të dhëna të hapura

    FrontOnline
    02 Gusht 2023

    Administrata Tatimore e Kosovës e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, përmes një tryeze diskutimi ka promovuar të dhënat e hapura, të publikuara në faqen e internetit të ATK-së: https://www.atk-ks.org/open-data/

    Kjo tryezë kishte për qëllim të shërbejë si platformë për eksplorim të grupeve të të dhënave (datasete) tanimë të publikuara nga ATK-ja, për të ilustruar se si këto të dhëna mund të përdoren për t’i kuptuar më mirë trendet e ekonomisë në Kosovë por edhe për t’i informuar politikat e ekonomisë në të ardhmen.

    Drejtori Ekzekutiv i ATK-së z. Ilir Murtezaj tha se hapja e të dhënave nga Administrata Tatimore është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. Datasetet publike që janë bërë të qasshme, kanë sjellë shumë avantazhe për palët e interesuara. Qëllimi i kësaj nisme (Open Data) është rritja e transparencës, përmirësimi i percepcionit të publikut për institucionin e ATK-së. Veç kësaj shkas i kësaj iniciative është edhe Plani për Përmirësimin e Integritetit të ATK-së, në të cilin plan ndër aktivitetet qe janë planifikuar te zhvillohen është edhe publikimi i të dhënave, si dhe kërkesat e shumta që vijnë nga organizatat të ndryshme nga vendi dhe jashtë.

    ATK deri më tani ka hapur dhjetë datasete, si: të hyrat tatimore në të cilat mund t’i gjejnë të dhënat e specifikuara sipas katalogut të paraparë në këto kategori: pagesat për vit, muaj, statusi i regjistrimit, numri i tatimpaguesve, përshkrimi i sektorit, sipas komunave, si dhe lloji i formularit të deklarimit. Më pas kemi qarkullimin e bizneseve në të cilin janë të ndara të dhënat e qarkullimit të bizneseve për vit, muaj, sektor, komunë, status i biznesit, numri tatimpagueseve dhe qarkullimi në euro, gjobat nga raportimet e qytetarëve, arkat fiskale, deklarimin, numri i punëtorëve (numri i vendeve të punës),  numri i punëtorëve-IP (sipas ID personale), pagesat sipas periudhës, rimbursimet dhe  regjistri aktiv.

    E nga ana tjetër, znj. Dardane Peja përfaqësuese nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë tha se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në edhe në të ardhmen. Tutje ajo tha se gjatë vitit të kaluar, USAID përmes programit ka dizajnuar dhe ka lansuar iniciativën për të dhënat e hapura. Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e cilësimit publik përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të sportistit ferizajas, Florim Xhabirit. Aliu i ka shprehur...
    Lajme11 Janar 2025
    Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin. Me krenari dhe...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës. Ai...
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.