×
  • Lajme
  • Lajme

    ATK-ja rrit të hyrat tremujore për mbi 18 milionë euro

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar të hyra tatimore në vlerë prej 254.6 milionë euro, duke shënuar kështu rritje prej 18.3 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

    Sipas një njoftimi nga ana e ATK-së, kjo rritje është rezultat i përmirësimit të shërbimeve për tatimpaguesit, reformave të ndërmarra dhe rritjes së transparencës në administrimin e tatimeve.

    “Ofrimi i shërbimeve profesionale dhe lehtësimi i procedurave ka ndikuar drejtpërdrejt në përmbushjen e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit. Forcimi i llogaridhënies është mekanizëm i fuqishëm i institucionit tatimor, i cili ka rezultuar që të kemi zbatim të saktë të procedurave tatimore, si dhe rritje të integritetit”,thuhet tutje në njoftim.

    “Krejt në fund, një ndër aspektet shumë të rëndësishme ka qenë dhe mbetet forcimi i bashkëpunimit me bizneset dhe qytetarët, për të cilën ATK angazhohet vazhdimisht në dialog të hapur me komunitetin e biznesit për të adresuar sfidat dhe përmirësuar përmbushjen tatimore”.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së fundit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas,...
    Lajme12 Prill 2025
    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë edhe më tej vazhdon të mbetët një nga çështjet më të ndjeshme dhe të diskutueshme në diplomacinë...
    Lajme12 Prill 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për efektet që do t`i ketë vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Duke përmendur një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha çeli sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Basha tha se ajo që e mban...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një tubim të madh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë,...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur sërish në pyetjet e gazetarëve se a i ka siguruar votat për krijimin e...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Në një lëvizje të madhe dypartiake, senatorët amerikanë Thom Tillis (R-NC) dhe Jeanne Shaheen (D-NH), së bashku me 12 senatorë të tjerë...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, në përvjetorin...
    Lajme12 Prill 2025
    Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mbajtur ceremonia hapëse e projektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.