×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK-ja ndryshon dokumentin për pajisjet elektronike fiskale për sektorin e taksive

    FrontOnline
    05 Maj 2023

    Administrata Tatimore e Kosovës, njofton tatimpaguesit se ka bërë disa plotësim ndryshime në dokumentin ”Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”.

    Sipas ATK-së, këto ndryshime janë bërë në nenin “Kërkesat për Terminalin Tatimor (TT) – Transmetimi i të dhënave” dhe nenin “Sistemi Fiskal për sektorë të veçantë – TAXI”.

    “ATK ri-njofton të gjithë tatimpaguesit se bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale, Plotësim / Ndryshim i Kërkesave Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale mund të bëheni Operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale/Sistemeve Fiskale (PEF/SF)”, thuhet në njoftim.

    Përmes këtij njoftimi, ftohen të gjitha kompanitë e interesuara, se mund të aplikojnë që të bëhen Operator të autorizuar të PEF/SF, për një apo më shumë modele specifike, në çdo kohë sipas kritereve të publikuara nga ATK, për Autorizim si Operator Ekonomik me të drejtë shitje, instalimi dhe mirëmbajtje të PEF/SF.

    “Kushtet që duhet plotësuar dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së, shkarko: Kushtet administrative për autorizim. Aplikimin mund ta bëni edhe përmes sistemit të ATK, mirëpo kërkesa së bashku me dokumentet tjera origjinale duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Arkivit në ATK”, thuhet në njoftim./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.