×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për bizneset

    FrontOnline
    07 Korrik 2021

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar tatmipaguesit që të mos bëjnë transaksione me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive.

    ATK përmes një komunikatë për media, ua ka sqaruar bizneseve, të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK nuk njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.

    “Transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK”, thuhet nga ATK-ja

    Njëherësh, ATK-ja ka njoftuar se aktivitetet e saj, do të përqendrohen kryesisht te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren edhe masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor.

    ATK-ja me këtë rast ju bëri thirrje bizneseve që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqe www.atk-ks.org në linkun http://ëëë.atk-ks.org/non-active-taxpayers/ .

    “Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore”, përfundon komunikata./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Në vitin 2024, 23 vende anëtare të NATO-s pritet ta kenë përmbushur ose tejkaluar objektivin për të investuar së paku 2 për...
    Lajme13 Janar 2025
    Gjatë javës së kaluar, Drejtoria Rajonale e policisë në Prishtinë ka realizuar 71 urdhëresa gjykate, prej të cilëve 34 ishin për vepra...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica, ka shkruar pas hapjes së fushatës zgjedhore nga PDK-ja në Ferizaj. Rreçica, pas tubimit është...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.