×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK-ja ka një njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim.

    Mirëpo, ATK bënë të ditur se ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë. Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.

    Andaj, ATK ka kerkuar që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare.

    “Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, thotë ATK-ja.

    Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

    “Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.