×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK-ja inkason 60 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

    FrontOnline
    27 Qershor 2021

    Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave antiCovid që lejon edhe mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve, pritet të ndikojë në rritjen e të hyrave për arkën e shtetit dhe në gjenerimin ekonomik në përgjithësi.

    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj thotë në një intervistë për KosovaPress, se puna e sektorit të hotelerisë dhe sallave të dasmave është një zinxhir që ndërlidhet me disa sektorë të prodhimit, shërbimeve, këngëtarëve si dhe sallonet e ondulimit.

    Sipas drejtorit Murtezaj, të gjitha këto biznese janë të obliguara që t’i kryejnë obligimet tatimore ndaj shtetit. ATK në total ka mbledhur rreth 250 milionë euro në pesë muajt e parë të këtij viti.

    “Pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike janë të ndërlidhura, dhe lirimi i masave te sektori i hotelerisë dhe sallave që është lejuar të mbahen dasmat dhe ahengjeve, ato janë të ndërlidhura si zinxhir në shumë aktivitete. Aktivitetet tjera siç janë sallonet e veshjeve, floktarët, mishtoret, sektori i këngëtarëve dhe prodhimit të cilët gjenerojnë të hyra, të cilat pastaj do të jenë të tatimuara”, thekson Murtezaj.

    Ndërsa, sa i përket trendit të qarkullimit të aktiviteteve ekonomike dhe të hyrat buxhetore, Murtezaj tregon se rreth 60 milionë euro janë inkasuar më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Trendi është jashtëzakonisht i mirë, në periudhën pesë mujore rezulton që kemi tejkaluar edhe planifikimet përreth 11 për qind ose 24 milionë euro, ndërsa në raport me vitin e kaluar kemi një tejkalim të inkasimit përreth 57 milionë euro. Ky trend i mirë pozitiv është edhe për shkak të disa indikacioneve siç janë rritja e qarkullimit të aktiviteteve të bizneseve, ku për periudhën janar-prill 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, rezulton se ka një rritje rreth 27 për qind të qarkullimit. Po ashtu, nëse krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit 2019 rezulton se kemi 15.6 për qind rritja të qarkullimit”, thotë ai.

    Drejtori i ATK-së ka treguar se së fundmi 3.8 milionë euro kanë përfituar bizneset, prej tyre 3 milionë euro janë ndarë për paga dhe 800 mijë për qiratë. Mjete këto të cilat ishin paraparë me pakon mbështetëse financiare për bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura me vendimin e fundit të qeverisë për ndërprerjen e aktiviteteve të tyre për periudhën dy javore.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.