×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK-ja aksion për formalizimin e punëtorëve në sektorin privat, 205 punëtorë denoncuan punëdhënësit

    FrontOnline
    04 Qershor 2022

    Shumë punëtorë në sektorin privat vlerësohet se punojnë pa kontrata pune, me ç’rast edhe pagat i marrin CASH e jo nëpërmjet sektorit bankar, duke mos i paguar kështu tatimet ndaj shtetit e as kontributet pensionale.

    Nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) thonë për Front Online se  nga dhjetori i vitit të kaluar kanë hartuar Planin e  Veprimit për “Përmirësimin e përmbushjes për Punësimin jo-formal”, ku përmes këtij plani, siç thonë ata, do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre.

    Verifikimi i punëtorëve

    Që nga hartimi i Planit të Veprimit nga ATK-ja, janë regjistruar 2 mijë e 335 punëtorë nga ky institucion.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa.

    “ATK nga viti i kaluar është duke implementuar projekt te veçanta për trajtimin e punëtoreve të paformalizuar. Po ashtu në shërbim nga 27 dhjetori i vitit të kaluar kemi lansuar edhe veglën elektronike e cila i mundëson punëtoreve të verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi i tyre. Po ashtu, në të njëjtën vegël mundësohet edhe denoncimi i punëdhënësit në rast të mos regjistrimit. Nga aktivitetet në terren për ketë periudhë kemi formalizuar 2, 335 punëtorë”, deklaroi ajo.

     

    205 punëtorë kanë denoncuar punëdhënësit

    Zëdhënësja e ATK-së, ka deklaruar se 205 punëtorë kanë denoncuar punëdhënësit e tyre për mos regjistrim.

    “Ndërsa përmes veglës elektroni numri i punëtoreve, të cilët kanë raportuar punëdhënësin është 205.   Secili rast i cili raportohet ne ATK menjëherë përcjellët ne regjionin përkatës për trajtim”, u shpreh ajo.

    Sipas Bytyqi-Sefas, për çdo mos pagesë të tatimeve dhe kontributeve me kohë ndëshkimet vetëm kalkulohen.

    “Afatet ligjore janë për çdo muaj të vitit d.m.th. është data e 15 e muajit në vijim për pagës të tatimeve dhe kontributeve. Për çdo mos pagese me kohë i kalkulohen ndëshkimet. Ndërsa ndëshkimet janë sikurse për shmangie tatimore, pasi që nuk ka dispozitë të veçantë për ndëshkim të mos deklarimit të punëtorit”, potencoi zëdhënësja e ATK-së për Front Online.

    Ndryshe, të gjithë qytetarët e Republikës së  Kosovës që punojnë  në sektorin privat mund të verifikojnë nëse janë regjistruar apo deklaruar nga punëdhënësi i tyre në këtë link: https://apps.atk-ks.org/regemployer./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka shkruar për tubimin madhështor të kësaj partie në Skenderaj të Drenicës. Reçica...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec. “Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”,...
    Lajme16 Janar 2025
    Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.