×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK informohet nga afër me gjendjen e bizneseve

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Në vazhdën e vizitave tek bizneset, përmes së cilave po zhvillohet komunikim i drejtpërdrejt me bizneset, për të parë nga afër efektet e dhëna nga pandemia COVID 19, sot drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, bashkë me drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka kanë vizituar dy biznese.

    Në qytetin e Prizrenit është vizituar fabrika për prodhimin e kabllove elektrike Proton Cable, si dhe në qytetin e Suharekës fabrikën për prodhimin e lëngjeve Frutex, me të cilat diskutuan rreth ndikimit që ka pas pandemia, si dhe mundësive të lehtësirave nga aspekti tatimor, të cilat do të zbusnin sado pak gjendej e krijuara.

    Drejtori Murtezaj tha se vullneti ynë është që t’i përkrahim të gjitha bizneset dhe të ofrojmë shërbime sa më të mira. Ai tutje shtoj se do të mundohemi që brenda kornizave ligjore të ofrojnë mbështetje, në mënyrë që ky recesion ekonomik i krijuar të tejkalohet dhe bizneset t’i ri-kthehen normalitetit të tyre, pasi që qëndrueshmëria e tyre ekonomike është vitale për buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, tha se si institucion kemi nis këtë plan komunikimi me qëllim që të krijohet relacion tjetër me bizneset, duke prekur në problemet dhe vështirësitë që ata i kanë në implementim të Legjislacionit Tatimor, si dhe duke ngritur partneritet në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale.

    E nga ana tjetër, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, tha se është inkurajuese që Qeveria po planifikon ndarjen e 60 milionë eurove që do të jenë në mbështetje të prodhuesve. Ajo çfarë mund të bëjnë odat ekonomike është që të shërbejnë si urë lidhëse pranë institucioneve të vendit dhe këtë jemi duke u përpjekur vazhdimisht ta bëjmë.

    Ndërsa, pronarët e bizneseve të vizituara sot u shprehen tejet mirënjohës që ATK në vazhdimësi ka punuar që përveç detyrave të saja me ligj, të krijoj edhe partneritet me bizneset duke punuar bashkërisht në gjetjen e modaliteteve më të mira në fushën e tatimeve, e konkretisht në luftën e ekonomisë jo-formale.

    Përzgjedhja e bizneseve për tu vizituar sot ka qenë përzgjedhje nga Oda Ekonomike Amerikane.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se viti 2025 do të jetë një vit me sfida, por se ai...
    Vip08 Janar 2025
    Gjesti ka ndërprerë të hënën rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova për të mos qëndruar shumë gjatë në “liri”. Menjëherë...
    Sport08 Janar 2025
    Cristiano Ronaldo ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Al-Nassr dhe mund të negociojë me klube të tjera nëse...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Nëntë shtetas të huaj janë ndaluar gjatë kontrollit të një objekti hoteliere në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve...
    Lajme08 Janar 2025
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që t’ua vazhdojë edhe për nga dy muaj paraburgimin, vëllezërve Viqentijeviq të cilët u arrestuan...
    Vip08 Janar 2025
    Xuxi ka tentuar të sqarohet me Drilonin pasi spekuloi se i njëjti konsumon barna qetësuese. Ai i tregoi rastin e një shokut...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.