×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK gati të tatojë ata që fitojnë nga rrjetet sociale

    FrontOnline
    03 Qershor 2022

    E kur jemi tek deklarimet e pasurisë por edhe të hyrave financiare, tash e tutje të gjithë qytetarët e Kosovës që përfitojnë të hyra përveç pagës do të duhet t`i deklarojnë ato.

    ATK ka nisur të mbledh informata se kush janë përfitues nga rrjetet sociale dhe paralajmëron ndëshkime për ata që nuk i deklarojnë ato. Nga ana tjetër qytetarë që përfitojnë shuma të majme parash nga rrjetet sociale kanë folur për RTK-në duke treguar se si fitojnë nga trendet e fundit përmes internetit.

    Kjo është një nga videot e Lulzim Jashari, i cili përmes pjesëmarrjes në një emision mblodhi mbi 800 mijë klikime.

    Jashari thotë se nga përdorimi i këtij aplikacioni ai arrin të fitojë shuma të mëdha parash në muaj. E shifrat e përfitimit nga këto rrjete sipas deklarimeve të fundit në media arrijnë deri në 20 mijë euro. Por shumë shpejt të ardhurat e tij por edhe të gjithë atyre që përfitojnë në këtë formë do të duhet të deklarohen dhe të paguhet tatim për to.

    E pas këtij lajmi, Lulzimi Jashari, përfitues nga rrjetet sociale tregohet më i rezervuar të flas në shifra se sa përfiton. Megjithatë, ai është i bindur se vendimi për tatim të të ardhurave nuk do ta prekë atë.

    “Përfitime ka shumë të mira, përfitojë normal edhe bëjë reklama të bizneseve. E kam dëgju një lajm që me i pagu tatimet në ATK por unë nuk jam i lidhtë me Kosovë kështuqë mua nuk kanë çfarë më bëjnë se unë jam i lidhur me jasht. I marr të ardhurat nga Evropa e jo nga Kosova”, tha ai.

    Por se si përfitohet financiarisht nga rrjetet sociale tregon Oltion Beshiri, njohës i rrjeteve sociale.

    “Përmes rrjeteve sociale janë zhvilluar edhe mënyrat se si mund të përfitojnë. Për dallim nga vendet evropiane, në Kosovë nuk është shumë i zhvilluar përfitimi direkt prej rrjeteve sociale. Mënyra se si përftojnë është përmes zgjedhjeve kreative sikurse shitja e produkteve, bashkëpunimi me brendet e ndryshme etj. Bazuar në vendimin e fundit mendoj se gjitha bizneset që kanë shitje në rrjetet sociale ato duhet të jenë të regjistruara në Agjencionin e Bizneseve të Kosovës dhe t’i paraqesin si të hyra në fushën e marketingut”, shtoi ai.

    Gjithë këto përfitime deri më tani nuk janë tatuar nga arka e shtetit të Kosovës. Por tash e tutje ato duhet të deklarohen, zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës kanë thënë për RTK-në se janë në fazën e mbledhjes së informative në lidhje me përfituesit në rrjetet sociale.

    “Varësisht pej fitimit që ka një individ atëherë edhe i kalkulohet pjesa që e ka obligim. Ajo llogaritet sipas normave të aplikueshme në Kosovë. Nëse kalojnë mbi 30 mijë euro fitimin atëherë e ka normen 18% dhe më pas ato më pak 10%. Mos të mirret kjo si një mënyrë që na duam ta ngushtojmë veprimtaritë e tyre përfituese por ne i perkrahim çdo aktivitet që krijon të ardhura por duhet pas parsyshe ndërgjegjësimin dhe të dijë përgjegjësitë që i ka për pjesen e obligimit të tatimit”, tha Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK.

    Sipas ATK-së, të gjithë ata që nuk do të deklarojnë përfitimet nga rrjetet sociale do të përballen me ligjin.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka shkruar për tubimin madhështor të kësaj partie në Skenderaj të Drenicës. Reçica...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec. “Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”,...
    Lajme16 Janar 2025
    Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.