×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK: 8.1 milionë euro tatimi shtesë nga hetimet tatimore

    FrontOnline
    14 Nëntor 2023

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës ka arritur arritur që nga hetimet e bëra të rris tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

    Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë apo biznese.

    “Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mos raportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare.

    Funksioni kryesor i hetimeve tatimore është të sigurojë  që të gjitha subjektet tatimore kontribuojnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore në mbajtjen e barrës tatimore. Kjo jo vetëm që siguron burime të mjaftueshme për financimin e shërbimeve publike, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e pasigurisë fiskale dhe në ruajtjen e integritetit të sistemit tatim”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Njoftimi i plotë:

    Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK ka një rol kyç në sigurimin e barazisë mes bizneseve, si dhe mbrojtjen e sistemit tatimor nga çdo individ a biznes të cilët qëllimshëm i shmangen detyrimeve tatimore. Brenda 10 muajve të këtij viti DHTI ka arritur që nga hetimet e bëra të rris tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022. Përderisa, vlera e shmangies tatimore me ndëshkime është konstatuar 4.3 milionë euro, që thekson vigjilencën e shtuar të hetuesisë tatimore krahas vitit 2022 që ishte 3.7 milionë euro.

    Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë apo biznese. Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mos raportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare.

    Funksioni kryesor i hetimeve tatimore është të sigurojë  që të gjitha subjektet tatimore kontribuojnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore në mbajtjen e barrës tatimore. Kjo jo vetëm që siguron burime të mjaftueshme për financimin e shërbimeve publike, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e pasigurisë fiskale dhe në ruajtjen e integritetit të sistemit tatim

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.