KQZ në orën 21:00 ka mbajtur një konferencë për media, ku edhe ka publikuar rezultatet preliminare në këto Mitrovice te veriut dhe Besianë.
Në Mitrovicën e Veriut me 89.86 përqind, ka fituar Milan Radojeviq.
3.68 % të votova, apo e dyta në këtë komunë, doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Erden Atiq.
Ky i fundit, në një postim në FB ka falënderuar votuesit për besimin, ndërsa ka thënë se bashkë do punojmë për përmirësimin e gjendjes së shqiptareve dhe të gjithë qytetarëve në veri.
Ky është postimi i Erden Atiqit:
Të dashur qytetar të veriut, të dashur qytetar të Kosovës,
Lëvizja është subjekti i parë shqiptar në Veriun e Mitrovicës, kjo më bën sa të lumtur, aq edhe më jep ndjenjen e përgjegjësisë ndaj votuesve tanë.
Dua të falenderoj secilin votues për besimin, secilin aktivist/e për angazhimin e tyre të palodhshëm me shpresën për ndryshim, me dëshirën për të mirën e përgjithshme!
Por gjithashtu edhe për ata të cilët nuk më kanë votuar, dua të përçoj mesazhin se unë do të përfaqësoj interesat e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.
Bashkë do punojmë për përmirësimin e gjendjes së shqiptareve dhe të gjithë qytetarëve në veri.
Sepse bashkë është e mundshme!
Drejtë fitores së plotë, bashkë!