Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për sfidat dhe planet për të ardhmen.
“Në takim, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe Ambasadës Austriake, duke adresuar mundësitë për projekte të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë”, ka thënë Atiq.
Ambasadori Schnetzer ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në fusha kyçe.
“Ky bashkëpunim mbetet një shembull i mirë i angazhimit të përbashkët për zhvillim dhe përparim”, ka thënë ai.