Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq thotë se në këtë komunë pati tendencë që vëzhguesit të mos lejohen në qendrat e vitimit.
Por sipas tij kaloi ky problem pasi që KQZ internvenoi, raporton Gazeta Blic.
Ai ftoi qytetarë të dalin të votojnë.
“Sapo e kreva procesin e votimit. Presim rezultate të mira, procesi deri tash shkoi mirë. Ka pasë tendencë me i ndalu vëzhguesit në qendrat e votimit, por kaloi ky problem me intervenimin e KQZ. Ftoj qytetarët të dalin të votojnë”, thotë Atiq.