Policia e Beratit ka arrestuar një tjetër person që ka ndihmuar dy vëllezërit, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj dy shokëve Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, më 2 janar.
Sipas policisë, 32-vjeçari me iniciale A. H., dhe 46-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme, dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, makinën e autorëve.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e dy autorëve, vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku.
Sipas lapsi.al, ngjarja ndodhi më 2 janar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku dy shokët Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi i shpëtuan atentatit, teksa u qëlluan nga vëllezërit Fajton Maloku dhe Marko Maloku me breshëri automatiku “Kallashnikov”, nga një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë, teksa ishin në afërsi të karburantit “Merko” në Berat.