Në lidhje me arrestimin e një personi si të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
Sot policia vuri në pranga Redjan Rrajan, kushëririn e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, si njëri prej autorëve që qëlloi me armë ndaj prokurorit Ndoj, shoferit të tij dhe një tjetër personi.
Rama shkruan se brenda muajit do ketë ligj special kundër personave të dënuar.
“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit.
Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…
dhe masat speciale kundër KÇK-së
Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”, shkruan Rama.