Një sondazh i kryer mbi më shumë se 1.000 njerëz të kryer nga portali i internetit ‘Matress Inquirer’, zbuloi se njerëzit që zgjohen në të njëjtën kohë janë më të lumtur. Ekspertët e gjumit këshillojnë që ju duhet të ngriheni në të njëjtën kohë çdo mëngjes, pavarësisht kur kemi shkuar në shtrat dhe nëse punojmë apo jo atë ditë, sepse është e shkëlqyeshme për shëndetin mendor dhe fizik, dhe kështu edhe për kënaqësinë e jetës. Nëse zgjoheni herët për shkak të punës gjatë gjithë javës, zgjoheni në të njëjtën kohë edhe në fundjavë kur nuk jeni duke punuar – do të ndiheni shumë më mirë, më energjik dhe të kënaqur sesa të flini për një kohë të gjatë, thonë ata. Është mirë, thonë ata, të kemi edhe disa rutina që ndërtohen në zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë për të filluar ditën me energji të mirë, për shembull, dush ose meditim.
Njerëzit e lumtur ngrihen gjithmonë në të njëjtën kohë
Në të vërtetë, njerëzit me zakon të zgjohen në të njëjtën kohë ishin 13 për qind më të lumtur me jetën e tyre personale, 45 për qind më të kënaqur me gjendjen e tyre financiare dhe 42 për qind më të kënaqur me punën që bëjnë. Në fakt, ata thanë se jeta e tyre është mjaft e ekuilibruar, sipas hulumtimit.
Zgjimi herët është çelësi i produktivitetit superior
Disa studime të tjera sugjerojnë që zgjimi herët në të njëjtën kohë mund të jetë çelësi i produktivitetit superior, i cili do të shpjegonte pse individët që e kanë këtë zakon shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe të biznesit.Nga ana tjetër, një orar i parregullt i gjumit dhe zgjimit mund të dëmtojë trupin duke ulur sasinë e kolesterinës së mirë, duke rritur yndyrën e trupit dhe faktorët e rrezikut për diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, nuk është i mirë për shëndetin mendor./FrontOnline/