Aston Martin ka konfirmuar se do të prezantojë një version Roadster të super makinës Valkyrie më vonë këtë muaj.
Në mënyrë të veçantë, premiera do të mbahet javën e ardhshme në ngjarjen Pebble Beach Concours d’Elegance në Kaliforni, e cila gjithashtu do të shënojë 70 vjetorin e shitjes së Aston Martin në Amerikë, transmeton FrontOnline.
Aston Martin i parë në Amerikë ishte modeli DB2 i ofruar më 1951 dhe që atëherë rreth 25 për qind e të gjithë Aston Martin të prodhuar janë shitur në Amerikën e Veriut.
Aston Martin Valkyrie Roadster së pari do të shfaqet në një ngjarje private më 12 gusht, dhe një ditë më vonë do të jetë në gjendje të shihet nga publiku i gjerë.
Valkyrie ka një motor hibrid 6.5-litra V12 me një total prej 1160 kuaj fuqi, dhe përshpejton nga 0 në 60 milje në orë (96 km/h) për 2.5 sekonda.
Aston Martin planifikon të prodhojë vetëm 150 kopje të Valkyrie, por ende nuk dihet nëse Valkyrie Roadster është përfshirë në atë numër.
Përveç Valkyrie Roadster, Aston Martin do të mbajë premierën amerikane të modelit Valhalla, i cili u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar./FrontOnline/