Aston Martin ka prezantuar modelin e ri DBX me një pamje të brendshme të rifreskuar tërësisht dhe disa përditësime të vogla.
Brendësia e tij përbëhet nga një sistem info-argëtues me një panel të instrumenteve dixhitale dhe tastierë qendrore.
Ndryshe nga automjetet e tjera moderne luksoze, DBX ka edhe një sërë butonash dhe çelësash që kontrollojnë modalitetin e drejtimit, shkruajnë mediat e huaja.
Pas timonit të ri shihet një ekran tërësisht dixhital dhe një ekran tjetër në qendër të veturës që përmban Apple CarPlay me valë dhe Android Auto.
Aston ofron edhe një sistem zëri me 14 altoparlantë dhe 800 vat, si dhe tre specifika të veshjeve të përditësuara: Inspire Sport, Inspire Comfort dhe Q.
Pjesa e jashtme mbetet e pandryshuar, por ka disa përditësime të dukshme te dorezat e dyerve dhe ngjyra e veturës.
Tani modeli i ri vjen me pesë nuanca të reja: Epsilon Black, Helios Yellow, Sprint Green, Malachite Green dhe Aura Green.
Me një motor V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë, një transmision automatik me nëntë shpejtësi dhe një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat, DBX prodhon rreth 697 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 310 km/h.
Ndryshe, dërgesat e Aston Martin DBX pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të 2024. /Telegrafi