Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi, raportoi sot Associated Press.
Në Slloveni, kërkimi për një alpinist hungarez të plagosur i zhdukur në Alpet në veri të kryeqytetit, Lubjanë, që nga e diela u pezullua për shkak të erërave të forta. Ekipet e shpëtimit arritën të hënën shoqëruesen e tij femër dhe e transferuan atë në vend të sigurt.
Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime pasi rrëshqitjet e borës mbyllën disa rrugë kryesore. Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën nivele të kufizuara trafiku në rrugët e prekura.
Bosnja veriperëndimore dhe ajo perëndimore u godit më rëndë nga stuhia. Banorët në disa zona kanë mbetur pa ujë të pijshëm, ndërsa shkollat janë mbyllur për të dytën ditë.
Televizioni rajonal N1 raportoi se dhjetëra automjete ishin ngecur në dëborë për 10 orë në Bosnjën perëndimore gjatë natës.