Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor ka befasuar me një përgjigjje në rrjetet sociale në lidhje me planet e tij për të ardhmen.
Ylli irlandez i UFC-së, McGregor në rrjetin e tij social Twitter i është përgjigjur një fansi në lidhje me planet për të blerë një klub të futbollit.
Conor McGregor ka shprehur dëshirën për t’u bërë aksioner i gjigantit skocez, Celtic.
Përveç Celticun, McGregord ka shfaqur interes edhe për Manchester Unitedin, teksa lajmi bëri bujë të madhe nga futbolldashësit.
“Është zhvilluar një bisedë me Celticun për tu bërë aksioner i klubit. Jam sinqerisht shumë i interesuar që të bashkohem me një klub për disa arsye. Të dyja, Celticu dhe Manchester Unitedi më pëlqejnë, por jam i hapur. Ndjej që mund të bëj gjëra të mëdha për një klub”, iu përgjigjë irlandezi fansit të tij në Twitter.