×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni, Lajçak: Asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën s’do të dilte nga dërgimi i draftit në Kushtetuese

    FrontOnline
    31 Janar 2025

    Emisari special në largim i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur besimin e plotë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në raport me draft-statutin e Asociacionit.

    Ai i ka ftuar përsëri institucionet e Kosovës që ta dërgojnë në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Lajçak ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është gardian i Kushtetutës së Kosovë dhe nuk do të dëmtonte kurrë Kushtetutën.

    Si hap i parë, ne i propozuam Kosovës dërgimin e Draft-Statutit Evropian në Gjykatën Kushtetuese, siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 dhe po ashtu të kërkuar nga vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Siç e dini, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i kahershëm – dhe ende i paplotësuar – i Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare. Ky obligim ka ekzistuar që përpara Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe buron nga Marrëveshja e Parë e Brukselit (e vitit 2013) që ishte lidhur vullnetarisht nga qeveria e Kosovës. Është e rëndësishme të kuptohet se asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën nuk do të mund të dilte nga bartja e Draft-Statutit Evropian në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është gardiane e Kushtetutës së Kosovës dhe për këtë arsye nuk do të vendoste kurrë në një mënyrë që do ta dëmtonte Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

    Ai ka treguar se me dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese Kosova do të përfitonte shumë.

    Në vend të kësaj, mbështetja e Draft-Statutit Evropian dhe dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese do të ishte një hap i vogël që, në këmbim, do të prodhonte përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës, siç është njohja e dokumenteve të Kosovës nga Serbia”, tha Lajçak për Nacionalen.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende...
    Lajme01 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, po i shkel rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vëzhguesit që janë të...
    Lajme01 Mars 2025
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se shtatori i...
    Të tjera
    Lajme01 Mars 2025
    Analisti politik, Agon Maliqi, tha se administrata e re amerikane, nuk do të ketë më mirëkuptim as për Kosovën. Sipas tij, kjo...
    Lajme01 Mars 2025
    Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë, kanë kryer aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale....
    Bota/Rajoni01 Mars 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se grindjet e djeshme midis Trump dhe Zelenskyy ishin “fatkeqe” dhe ata duhet të...
    Lajme01 Mars 2025
    Sot, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26...
    Sport01 Mars 2025
    Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Suharekës në kuadër të Javës së njëzet e dytë të Superligës së Kosovës në futboll....
    Bota/Rajoni01 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.