Asociacioni Kosovar i Anesteiozologëve ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut anesteiozolog, Isak Maxhuni.
Në telegramin ngushëllues, ky asociacion e përshkruan doktor Maxhunin si njeri të urtë, punëtor, të respektueshëm ndaj kolegëve dhe gjithmonë afër pacientëve.
“Në emër të Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve dhe në emër të të gjithë punëtorëve të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, pranoni ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj, me të cilën bashkëndjehemi të gjithë ne”, thuhet në letrën tyre të ngushëllimit.