Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri.
Aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.