Analisti Nexhmedin Spahiu e konsideroi të papranueshëm për Kosovën krijimin e një asociacioni komunash serbe me kompetenca ekzekutive, të cilat në parim themelor të shtetit i ka qeveria qendrore.
Duke komentuar për Euronews Albania deklaratën e Albin Kurtit se “kjo kërkesë bie ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës që ndalon krijimin e bashkësive një-etnike”, Spahiu tha se dhënia e kompetencave të qeverisë qendrore komunave do të ishte “zhbërje e shtetit”.
Thënë këtë ai mori si shembull një paralelizim me Shqipërinë.
Spahiu tha se nëse do t’i jepen kompetencat ekzekutive një komune, asaj mund t’i jepet mundësia që, për shembull, të bllokojë, apo tjetërsojë edhe një investim madhor si rrugët kombëtare.
“Është njësoj sikur për shembull autostradën Tiranë-Durrës të mund ta bllkojë më pas bashkia Vorë,” – tha Spahiu, i cili këmbënguli se për investime të tilla është e qartë se kompetenca i mbetet qeverisë qëndrore.