×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Asnjëherë mos ia dërgoni këtë mesazh dikujt me ankth

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Shpesh, mesazhet që dërgohen me telefon janë më të vështira për t’u deshifruar.

    Në dallim nga fjala që shprehet apo ndërveprimet personale, ose edhe telefonatat, mesazheve me telefon u mungon ajo shenja joverbale, siç është kontakti me sy, buzëqeshja dhe shpesh tekste të caktuara lënë keqkuptime te njerëzit.

    Por, për ata që vuajnë nga ankthi, komunikimi digjital mund ta lehtësojë disi gjendjen, përveç një mesazhi të caktuar që shkakton më shumë ndjesi acarimi apo stresi.

    Një nga mesazhet më të këqija që mund t’i dërgoni dikujt me ankth është: “A mund të flasim?” Nëse keni ankth, kjo pyetje mund të shkaktojë më shumë shqetësime, për këto arsye që rendisin terapistët…

    “Paqartësia dhe mungesa e kontekstit në këtë lloj mesazhi lë një hapësirë të madhe për keqinterpretim,” thotë Alex Oliver-Gans, terapist në San Francisko.

    Paqartësia e pyetjes mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë ose të supozojnë më të keqen. Truri i shqetësuar më pas fillon të përgatitet për çdo lloj situate të tmerrshme, nisur nga ankthi, frika dhe pasiguria.

    Një riformulim i mesazheve me tekst mund të ndihmojë në eliminimin e çdo stresi ose ankthi te marrësi. Për të shmangur shqetësimin e panevojshëm të dikujt, është më mirë të jeni specifikë dhe të jepni detaje rreth asaj që dëshironi të diskutoni.

    Disa fjalë shtesë në mesazhin tuaj mund t’u kursejnë të gjithëve ankthin dhe t’u japin një mundësi për t’u përgatitur për bisedën më të gjerë që dëshironi të bëni me të. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lifestyle05 Janar 2025
    Ullinjtë janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Ata janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitamina dhe minerale të domosdoshme...
    Lifestyle05 Janar 2025
    Stresi mund të jetë arsyeja themelore për shumë nga sëmundjet tona. Ai dobëson sistemin imunitar, duke bërë që ne të sëmuremi dhe...
    Lifestyle03 Janar 2025
    Çelësi i jogës për gjumë është të përmbaheni me poza të qeta dhe restauruese. Megjithëse mund të jetë joshëse të mendosh se...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.