×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë Qeveri nuk u kujdes për to, në mars fillon rregullimi i kullave të Jasharëve me një fond 6 milionë euro

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Në mars pritet të filloj rregullimi i kullave të Jasharëve me një fond prej 6 milionë euro.

    Artilerisë serbe i kishin bërë ballë më shumë se dy dekada më parë.

    E kullat e Jasharajve, në Prekaz, tash e një kohë po rrezikojnë të shkatërrohen nga moti i ligë dhe mungesa e kujdesit.

    Dëmtimet janë të dukshme dhe pjesë të tyre po mbahen me mbajtëse të improvizuara.

    Një pjesë e çatise, tashmë ka rënë.

    E në të gjitha pjesët, mbajtëset e hekurit tashmë janë ndryshkur.

    Vendi që ruan historinë e lavdishme të familjes Jashari, rrezikon dëmtim edhe më të madh dita-ditës.

    Kjo po i shqetëson edhe vizitorët kompleksit në Prekaz.

    Ndërkohë, si të nevojshme ndërhyrjen e shtetit për ta rregulluar sa më parë këto monumente po e shohin edhe banorët e këtij vendi.

    E mirëmbajtjen e tyre do duhej të kujdesej Agjencia Për Menaxhimin e Komplekseve memoriale.
    Por që nga kjo agjenci thonë që ndërrimi i shpeshtë i qeverisë iu ka zgjatur implementimin e projektit.

    Ndërsa, pas shumë kohësh, tani më ekzistoni një komitet ndërministror të cilët kanë marrë vendim që të vazhdohet puna aty ku ka mbetur me qëllim që të shpëtohen kullat nga rrënimi.

    E kryetari i komunës së Skenderaj, njëherësh anëtar i familjes Jashari, edhe pse e ka ngritur këtë problem disa herë, nuk pranoi që të flasë për T7 në lidhje me gjendjen e Kullës dhe shtëpive.

    Ndryshe, rreth 600 mijë euro ishin ndarë në fund të vitit 2017, dhe rreth 1 milionë euro në 2018, mirëpo që projektet e asaj kohë nuk ishin përkrahur nga komuna e Skenderajt, dhe nga disa faktorë të tjerë, e që më pas paratë i ishin kthyer përsëri qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    E pakënaqësinë për rritjen e pensioneve për 20 % e ka shprehur edhe sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati. Kastrati ka...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një burri pasi i njëjti dyshohet se me 11 nëntor e ka ngacmuar seksualisht...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pretenduar se janë bërë 444 investime infrastrukturore në arsim. Në mesin e tyre, Kurti përmendi edhe investimet në...
    Të tjera
    Vip19 Nëntor 2024
    Qe një kohë të gjatë në media ka qarkulluar lajmi se, Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri janë në lidhje...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorët i kanë qëndruar Arionit pas largimit të Dianës nga shtëpia. Ata i kanë dhënë mbështetje nga afër. Diana u largua nga...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve....
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.