Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.
Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të mëdha edhe pyetjet e Gjeografisë.
Por mesa duket kur jemi te kjo lëndë, shumë prej personazheve VIP të BBVA e kanë kaluar si rishtazi kur ishin në shkollë, pasi njohuritë e tyre në këtë fushë u dukën të pakta.
Ishte fillimisht Efi ajo e cila nuk dinte se çfarë është gadishulli, duke u arsyetuar se është rritur në Greqi dhe ka problem me terminologjinë.
Ndërkohë, moderatores Kiara Tito i ra pyetje “Cili është lumi më i gjatë në Kosovë?”.
Ajo u përgjigj duke thënë “Vjosa” – një lum i cili nuk kalon fare në Kosovë, gjersa më pas e pranoi edhe vet gabimin duke thënë: “Ja futa kot”.