Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në 24-orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Coronavirusi, raporton Front Online.
Postimi i plotë:
Shëndeti riprodhues është një nga objektivat për të tre nivelet e përkujdesjes shëndetësore në Republikën e Kosovës.
Prandaj, për të plotësuar nevojat e shëndetit riprodhues, në veçanti në QKUK, Klinikën e Gjinekologjisë do të bëhet e mundur shtimi i shërbimeve nga mjekët tanë për shëndetin riprodhues.
Në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues-CARES”, theksova se menaxhimi i një sistemi shëndetësor, qoftë edhe gjatë një periudhe si pandemia kërkon fokus në të gjitha segmentet e tij.
Me këtë rast ne jemi të fokusuar që edhe shëndetin riprodhues ta trajtojmë me prioritet dhe në këtë kuptim tashmë jemi duke bërë hapa të rëndësishëm siç është:
• Plotësim ndryshimi i Ligjit për Shëndetësi,
• Ligji për Shëndetin riprodhues dhe
• Ligji për Shërbimet e Fertilizimit të Asistuar,
si dhe jemi duke punuar në hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike për shëndetin riprodhues.
Ndërsa sot, Kosova po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 77.