×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë cent nga SHSKUK për ndërtimin e Spitalit të Podujevës, KDI kërkon anulimin e tenderit

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Nëntë operatorë ekonomikë kanë ofertuar Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar për ndërtimin e Spitalit të Podujevës.

    Në fakt, asnjëri nga këta ofertues nuk ka garuar me vlerën e parashikuar prej 9,159,00.00 euro, për këtë projekt. Kryesisht çmimet e ofruara nga operatorët ekonomikë sillen prej pesë deri në shtatë milionë euro, njofton Klan Kosova.

    Megjithëkëtë, Instituti Demokratik i Kosovës ka tërhequr vërejtjen SHSKUK-së lidhur me këtë proces, kjo ngase sipas KDI-së nuk ka mjete buxhetore të ndara për këtë projekt dhe se duhet ta anulojë tenderin.

    “Kjo linjë buxhetore nuk ekziston fare, as ajo shuma që ka ekzistuar në vitin 2020 prej 150 mijë eurove, as ajo shumë nuk ekziston në buxhetin e vitit 2021… Me datë 18 janar, SHSKUK ka bërë hapjen e ofertave ku ka pranuar nëntë oferta nga operatorët e ndryshëm, mirëpo ne kemi rekomanduar që të bëjnë anulimin e kësaj procedure tenderuese sepse nuk ekzistojnë mjetet për ndërtimin e këtij spitali”, tregon hulumtuesja e KDI-së, Liridona Behrahmi.

    Nëse vazhdon kjo procedurë tenderuese sipas KDI-së, SHSKUK rrezikon të hyjë në obligime financiare.

    Hulumtuesja Liridona Behrami, që monitoron procesin e prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor, thekson se nënshkrimi i kontratës pa pasur asnjë linjë buxhetore për projektin në fjalë konsiderohet si proces i jashtëligjshëm.

    “Para nënshkrimit të kontratës, SHSKUK duhet patjetër ta ketë zotimin e mjeteve për një projekt të caktuar”, ka deklaruar hulumtuesja e KDI-së.

    Lidhur me këtë çështje Klan Kosova ka adresuar pyetje edhe tek SHSKUK që nga e marta, veç se nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Për këtë çështje, Klan Kosova po ashtu ka raportuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar, atëbotë kur po punohej në Projektligjin për Buxhet dhe se kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, pati thënë se mosfutja e këtij projekti në buxhetin e vitit 2021 nuk ka të bëjë me ndryshimet politike në qytetin e Podujevës derisa ishte shprehur optimist për sigurimin e mjeteve financiare.

    Sipas nenit 9 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) nëse Autoriteti Kontraktues është autoritet publik ose organizatë buxhetore atëherë Zyrtari Kryesor Financiar në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publik dhe Përgjegjësitë dhe Rregullat Financiare do të sigurojë nëse janë ndarë mjete të mjaftueshme financiare për prokurimin përkatës në shumë të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve që mund të dalin si rezultat i prokurimit në fjalë gjatë vitit aktual fiskal.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, takimin e të hënës mes dy qeverive e sheh si takim...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Për nder të festave të nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit të dielën morën një aksion. Këta vendosën plot 444 flamuj...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën e 18 nëntorit, pritet të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët mes Qeverisë së Republikës...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.