×
  • Lajme
  • Lajme

    “Asnjë Cent më Shumë” fton edhe bizneset të bashkohen në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ketë një ndikim të rëndë për qytetarët dhe bizneset. Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

    Luan Hasanaj, organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe bizneset.

    Ai ka kërkuar që të gjitha bizneset, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre për një orë, nga ora 15:00 deri në 16:00.

    Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është vetëm barrë për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.

    Ai ka bërë thirrje që ky veprim simbolik të shërbejë si një mesazh i fuqishëm.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar masakrën e 9 prillit të vitit 1999 në Lagjen e re dhe Rakoc të Kaçanikut,...
    Lajme09 Prill 2025
    Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se sot ka nderuar trimat e Betejës së Koshares, një ndër betejat më të rëndësishme...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së 15 personave nga shembja e çatisë në një klub nate në Republikën...
    Të tjera
    Vip09 Prill 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka habitur publikun me deklaratën e saj. E njohur për paraqitjet e saj glamuroze...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ka thënë se shembja e kufirit në Koshare ishte kthesë historike...
    Lajme09 Prill 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2025. Në shkurt 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të...
    Lajme09 Prill 2025
    Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës. Rastin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ushtarët italianë të Komandës Rajonale në perëndim të misionit të KFOR-it kryen patrullime përgjatë vijës kufitare me Serbinë në veri të Istogut....
    Lajme09 Prill 2025
    Nga data 7 deri më 11 prill 2025, në Shkodër të Shqipërisë po zhvillohet ushtrimi rajonal “FloodNorthAlb”, një aktivitet i rëndësishëm që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.