×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 11,8 për qind

    FrontOnline
    04 Mars 2024

    Shkalla e papunësisë, ka arritur në 11.8 për qind. Kështu thuhet në publikimin e fundit të Anketës së Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2022, të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke shtuar se mbi 38 mijë të papunë, ishin më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Kryetari i Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, duke folur për Radio Kosovën, thotë se statistikat e ASK-së, nuk janë shumë të sakta.

    “Vendet e punës po mbyllen, Enti ka dhënë shumë shifra që për ne janë jorelevante. Vetë fakti që ka thënë që paga mesatare në Kosovë është prej 350-400, të bënë me dije se ata nuk kanë statistika të sakta. Ne mund të themi gjithçka nga zyra, në terren, nëse hyjmë në çdo kompani në nivel të Kosovës, ka mungesë të punëtore. Është ulur papunësia, por nga ka ardhur kjo, sepse njerëzit kanë ikur nga Kosova, kanë dalë”, tha ai.

    Ndryshe në raportin e fundit të ASK-së, theksohet se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim.

    Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 18.7 për qind, ndërtimtaria me 12.1 për qind, arsimi me 10.3 për qind, administrata publike dhe mbrojtja me 9.2 për qind dhe prodhimi me 8.2 për qind. Raporti tregon se femrat kryesisht ishin të punësuara në sektorët e arsimit, derisa meshkujt në atë të tregtisë dhe ndërtimtarisë.

    Nga Rubrika
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur lajme të mira për mjekët specializantë. Në një takim me disa specializantë,...
    Lajme07 Janar 2025
    Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë....
    Vip07 Janar 2025
    Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët. Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Meka, qyteti më i shenjtë i Islamit, është goditur nga kushte ekstreme të motit. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë lagje...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot nga qelia dhe është përballur me prokurorët e posaçëm të SPAK në cilësinë e...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurtin, duke e akuzuar se për një imazh në veri...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.