×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Në korrik Kosova eksportoi mbi 40 milionë euro mallra

    FrontOnline
    23 Gusht 2019

    Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin korrik 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 296.3 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 281.4 milionë Euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.0%.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës, njofton se eksporti i mallrave në muajin korrik 2019 kishte vlerën 40.4 milionë Euro, ndërsa importi kishte vlerë 336.8 milionë Euro, që është një rritje prej 40.5% për eksport, dhe një rritje prej 8.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 37.3% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë produktet bimore; 7.3% e përbëjnë produktet minerale; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 15.1% produktet minerale; 13.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.0% mjetet e transportit; 6.8% produktet e industrisë kimike; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

    “Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 13.0 milionë Euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 69.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (8.9%), Gjermania (6.5%), Holanda (4.0%), Britania e Madhe (2.0%), etj. Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 163.1 milionë Euro, ose 48.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (7.4%), Greqia (4.6%), Bullgaria (3.6%), Polonia (3.1%), Sllovenia (3.1%), etj”, thuhet në njoftim.

    Sipas ASK-së, në muajin korrik 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16.6 milionë Euro, ose 41.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.7%), Maqedonia (10.8%), Mali i Zi (6.4%) dhe Serbia (6.0%).

    Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2019, arritën në 49.2 milionë Euro, ose 14.6% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-40.5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.8%), Maqedonia (6.8%) dhe Serbia (0.7%).

    “Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.7 milionë Euro, ose 26.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (18.2%) dhe Zvicra (5.0%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 124.4 milionë Euro, ose 36.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.1%) dhe Kina (9.7%)”, thuhet tutje në kumtesë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.