×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Eksporti i mallrave në mars 61.8 milionë euro, importi 382.5 milionë

    FrontOnline
    22 Prill 2021

    Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë 45.8% në mars 2021 në raport me periudhën e njëjtë 2020, përkatësisht 320.7 milionë euro krahasuar me deficitin 219.9 milionë më 2020, teksa eksporti mbulon importin me 16.2%.

    Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me rastin e publikimit të të dhënave mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për mars 2021.

    Eksporti i mallrave në muajin mars 2021 kishte vlerën 61.8 milionë euro, ndërsa importi 382.5 milionë euro, që është një rritje prej 92.2% për eksport dhe 51.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë 2020.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 35.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.0% e përbëjnë produktet minerale; 5.5% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 4.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.9% produktet minerale; 11.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.9% mjetet e transportit; 9.8% metalet bazë dhe artikujt, prej tyre 9.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 7.5% plastika, goma dhe artikuj prej tyre etj.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.8 milionë euro ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 82.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Italia (10.6%), Gjermania (7.1%), Holanda (2.5%), etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 184.8 milionë euro ose 48.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 38.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga Gjermania (14.8%), Italia (6.1%), Greqia (5.9%), Sllovenia (3.6%) etj.

    Në mars 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24.3 milionë euro ose 39.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 53.4%.

    Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria (16.2%), Maqedonia e Veriut (12.2%), Serbia (5.8%) dhe Mali i Zi (3.3%).

    Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në mars 2021 arritën në 71.3 milionë euro ose 18.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje 146.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import janë Serbia (5.9%), Maqedonia e Veriut (5.6%) dhe Shqipëria (5.5%).

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17.5 milionë euro ose 28.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden SHBA (14.3%), dhe Zvicra (7.8%).

    Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 126.3 milionë euro ose 33%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë Turqia (12.8%) dhe Kina (8.7%).

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.