×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën

    FrontOnline
    22 Nëntor 2024

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024.

    Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 493,0 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 446,5 milion Euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin  me 15,0%.

    Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milion Euro, ndërsa importi 580,3 milion Euro, që është një rritje prej 8,6% për eksport, si dhe një rritje prej 10,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    “Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9% e përbëjnë produktet minerale; 10,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj”, njofton ASK-ja.

    “Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1% e përbëjnë produktet minerale; 13,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 12,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj”.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milion Euro, ose rreth 32,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,5%), Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj, njofton ASK-ja, përcjell Klankosova.tv.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milion Euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj.

    Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

    Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,9 milion Euro, ose 45,7% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 27,9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (20,8%),  Maqedonia e Veriut (12,3%), Serbia (6,8%), Mali i Zi (4,5%).

    Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milion Euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3%).

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,2 milion Euro, ose 22,0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,6%) dhe SHBA (3,2%).

    Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milion Euro, ose 43,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,7%) dhe Kina (12,0%).

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka thirrur në konsultim partitë politike, për të diskutuar lidhur me...
    Lajme17 Prill 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar fotografinë e një të dyshuare dhe kërkon bashkëpunimin e...
    Lajme17 Prill 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e zgjedhur e LDK-së, tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, s’ka të drejtë që të ftojë akterët për...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i PDK-së,  Enver Hoxhaj, tha se qëndrimin e tyre do ta marrin para se të hyjnë në seancë. “Ka edhe gjysmë...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, para seancës konstituive të Kuvendit tha se Albin Kurti ka bërë shkelje kushtetuese me mosdhënien...
    Lajme17 Prill 2025
    Avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë, Arianit Koci, ka kërkuar burgim të...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se i kanë votat për konstituimin e Kuvendit. I pyetur nga...
    Lajme17 Prill 2025
    Faton Klinaku i OVL-UÇK-së ia ka dorëzuar një betim simbolik të deputetes Donika Gërvallës para se të hynte në seancën konstituive të...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se i kanë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të qeverisë së re....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.