×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2026

    Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje vjetore prej 5,8 për qind në janar 2026, krahasuar me janarin e vitit 2025, ndërsa inflacioni mujor ishte 1,2 për qind në raport me dhjetorin e vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) rezulton më i lartë si pasojë e shtrenjtimit të një game të gjerë mallrash dhe shërbimesh, me ndikim të drejtpërdrejtë në koston e jetesës.

    ASK-ja thekson se inflacioni vjetor është nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të biletave të fluturimeve prej 50,4 për qind, furnizimit me ujë dhe shërbimeve të lidhura me vendbanimin me 44,4 për qind, lëndëve djegëse të ngurta si dru zjarri dhe pelet me 17,2 për qind, energjisë elektrike me 16,7 për qind, pemëve me 15,5 për qind, mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve personale të transportit me 15,1 për qind, shërbimeve të tjera të transportit personal me 14,5 për qind, pushimeve të organizuara me 13,5 për qind, mishit me 13,1 për qind, si dhe kafesë, çajit dhe kakaos me 10,3 për qind.

    Sipas ASK-së, rritje janë shënuar gjithashtu edhe te qumështi, djathi dhe vezët, shërbimet hoteliere, shërbimet ambulantore, pijet alkoolike, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake, peshqit, kujdesi personal, produktet e ëmbla, veglat dhe pajisjet për shtëpi e kopsht, buka dhe drithërat, vajrat dhe yndyrat, duhani, veshmbathja, perimet dhe këpucët, ndërsa ndikimi i përbashkët i këtyre nëngrupeve në IHÇK vlerësohet në 6,2 për qind.

    Në të njëjtën kohë, rënie e çmimeve është vërejtur te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me 7,3 për qind më pak, duke pasur një ndikim negativ prej 0,4 për qind në indeks.

    Ndërkohë, inflacioni mujor prej 1,2 për qind në janar 2026, sipas ASK-së, është shpjeguar kryesisht me rritjen e çmimeve të biletave të fluturimeve me 42,1 për qind, furnizimit me ujë dhe shërbimeve të banimit me 41,4 për qind, lëndëve djegëse të ngurta me 4,6 për qind, perimeve me 4,2 për qind, pajisjeve rekreative dhe të kopshtit me 1,8 për qind, energjisë elektrike me 1,5 për qind, pijeve alkoolike me 1,0 për qind dhe mishit me 0,7 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 1,4 për qind në IHÇK, ndërsa ulje e çmimeve është shënuar sërish te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal me 3,4 për qind, duke ndikuar negativisht me 0,2 për qind në indeks. /RTK

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.