×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%

    FrontOnline
    03 Qershor 2023

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2023.

    Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.1% në TM1 2023, krahasuar me TM4 2022. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (16.6%); letra dhe artikujt e saj (8.2%); lëkura dhe artikujt e saj (5.2%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (3.4%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.9%); produktet e industrive kimike (2.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.1%); mjetet e transportit (1.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikorë dhe mekanizmat e orës (1.0%); vajrat ushqyese (0.3%);  shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0.1%).

    “Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: druri dhe artikujt e tij  (-5.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.7%); këpucët (-3.5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.7%); dhe produktet minerale (-0.9%)”, njofton ASK, raporton RTKlive.

    Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 8.6%.

    Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (25.2%); letra dhe artikujt e saj (21.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (17.7%); vajrat ushqyese (14.6%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (13.0%); produktet minerale (12.8%); produktet e industrive kimike (9.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (7.7%);  këpucët (7.4%); mjetet e transportit (7.1%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (6.4%); druri dhe artikujt e tij (6.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (5.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (4.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.6%).

    “Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj (-4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.5%); si dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.3%)”, njofton ASK.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    Të tjera
    Vip22 Korrik 2025
    Më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar “Mërgata Fest”, pas vdekjes së papritur të Robert Veliut, ish-basketbollistit. Ai ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk duhet të merret seriozisht. Sipas Lekajt,...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Lajme22 Korrik 2025
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka reaguar pas kërkesës që Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi pasojat...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kjo është kërkesa që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.